Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbajtur sot një takim pune me ekipin vlerësues të Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs (INL) nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në takim morën pjesë Kryeprokurori Zejnullah Gashi, prokurorë të kësaj prokurorie, Michael Wasco – Këshilltar i lartë ligjor në Departamentin Amerikan të Shtetit, si dhe Dafina Bardhi-Rexhepi – INL Program Specialist në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi procesin e vlerësimit të sektorit të drejtësisë, me fokus të veçantë në luftimin e krimit të organizuar dhe aktivitetet e organizatave kriminale transnacionale.
Kryeprokurori Gashi falënderoi përfaqësuesit amerikanë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe theksoi gatishmërinë e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për të thelluar edhe më tej këtë partneritet, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.
Përfaqësuesit e INL nënvizuan rëndësinë e një qasje të koordinuar dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete në adresimin e sfidave të sigurisë dhe drejtësisë, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për mbështetje të vazhdueshme në këtë drejtim.
Prokuroria Themelore në Prishtinë riafirmoi përkushtimin për rritjen e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet vendore për të garantuar një sistem drejtësie më efikas dhe më transparent.
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit