Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e rezervave shtetërore, ku të akuzuar është edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ajo nuk është e pranishme në seancën e sotme; në sallë ndodhet vetëm mbrojtja e saj, avokati Florent Latifaj.
Aktakuza ndaj Hajdarit, e ngritur më 11 nëntor nga Prokuroria Speciale, e ngarkon atë me keqpërdorim të rezervave shtetërore. Sipas Prokurorisë, Hajdari, bashkë me zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, dyshohen se gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit 2022 kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi për persona të tjerë, duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës një dëm prej rreth 3 milionë eurosh.
Ata dyshohet se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.
Që të tre akuzohen për kryerjen e veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare./Arbresh.info
Kurti kujton protestat studentore të ‘81, viziton veprimtari...
Berisha i AAK-së: Jemi në një situatë të rëndë sa i përket s...
Çka ndodhi dje me Gjestin? Zbulohen detaje
Tchouaméni: Më e rëndësishmja nuk është gjendja ime, por fit...
Kryesia e GUXO në Deçan largohet nga subjekti pas moskandidi...
Tahiri: Kosova në situatën më të rëndë pas pavarësisë, ekono...