Një student humbi jetën dhe një tjetër mbeti në gjendje kritike pas një të shtëne në kampusin e Kentucky State University në Shtetet e Bashkuara, njoftuan të martën autoritetet lokale. I dyshuari për sulmin, i cili nuk është student i universitetit, është arrestuar.
Policia e Frankfort-it tha se ka reaguar ndaj raportimeve për një agresor aktiv, ndërsa kampusi u vendos për pak kohë në izolim derisa zona u sigurua. Autoritetet konfirmuan se nuk ka më rrezik për komunitetin universitar.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, deklaroi se ngjarja nuk klasifikohet si sulm masiv.
Dy persona u plagosën rëndë dhe fatkeqësisht njëri prej tyre nuk ia doli. Ky nuk ishte sulm i rastësishëm, tha ai, duke shtuar se arrestimi i autorit ka eliminuar çdo kërcënim të mëtejshëm.
Beshear u bëri thirrje qytetarëve të lutën për familjet e prekura dhe studentët e KSU-së, duke dënuar dhunën si të papranueshme.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi