Pas largimit të Marques Warrick, KB Vëllaznimi nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.
Bëhet fjalë për Taryn Todd i cili është i gjatë 190 centimetra dhe që luan në pozitat 1/2, shkruan Arbresh.info.
Lajmi u bë i ditur përmjet një postimi në rrjetin social Facebook të klubit gjakovar.
Ai në Gjakovë vjen pas përvojës së fundit në Superligën e Izraelit me Hapoel Beer Sheva, derisa në të kaluarën është paraqitur edhe në basketbollin kanadez me ekipin e Hamilton Honey Badgers.
Në karrierën kolegjiale në SHBA, Todd kishte luajtur me ekipet e Divizionit 1 si TCU Horned Frogs, Neë Mexico Lobos dhe Arkansas State Red Wolves.
Vëllaznimi këtë edicion pas nëntë ndeshjeve ka tri fitore e gjashtë humbjeve, ku së fundmi ka mposhtur Bashkimin dhe Trepçën brenda tri ditëve./Arbresh.info
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë
Dy gjigantët anglezë rivalizojnë Atleticon për Edersonin
Identifikohen babë e bijë që humbën jetën në aksidentin trag...