Ka vdekur një anëtar i forcave të armatosura britanike në shtetit ukrainas.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar për vdekjen e një anëtari të forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë, raporton skynews.
“Me shumë keqardhje duhet të njoftojmë se një anëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka ndërruar jetë në Ukrainë këtë mëngjes, të martën, më 9 dhjetor”, tha fillimisht ai.
“Ai u lëndua në një aksident tragjik ndërsa po vëzhgonte forcat ukrainase duke testuar një kapacitet të ri mbrojtës, larg vijës së frontit. Familja është njoftuar dhe mendimet tona janë me ta në këtë kohë të trishtë dhe të vështirë”, përfundoi ai.
Qeveria britanike më parë kishte konfirmuar praninë e një “numri të vogël personeli” në Ukrainë.
Autoritetet britanike tashmë kanë nisur hetimet dhe me detajet e para do të dalë në ditët në vijim. /Telegrafi/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi