Bayern Munich ka arritur të kthehet tek fitorja pas disfatës që ia shkaktoi Arsenali xhiron e fundit në Ligën e Kampionëve. Bavarezët triumfuan në shtëpi ndaj Sportingut me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së gjashtë në këtë kompeticion.
Ndeshja nisi mirë për ta kur Karl realizoi, por gol u anulua nga VAR-i, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e dytë nuk nisi mirë Bayernin pasi në minutën e 54-të, realizuan auto gol me Kimich.
Por nuk vonoi shumë dhe Gnabry barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 65-të. Katër minuta më vonë Karl kaloi në epërsi bavarezët.
Derisa fitoren e vulosi Tah në minutën e 77-të.
Pas gjashtë ndeshjeve Bayerni është i dyti me 15 pikë, kurse Sportingu mbetet i nënti me 10 sosh./Arbresh.info
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...
Gjuetari kërcënon me jetë fotografin e natyrës, Arian Mavriq...