Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është duke mbajtur zgjedhjet të zorit e jo të qefit, e për çka tha se këto zgjedhje janë rruga për të dalë nga logjika e bllokadës.
Në një postim në Facebook, ai tha se këto zgjedhje janë rruga për të dalë nga logjika e bllokadës dhe unë jam i bindur se ky drejtim do të marrë fund një herë e mirë, shkruan Arbresh.info.
“Kosova nuk është duke mbajtur zgjedhje prej qejfit. Këto janë zgjedhje prej zorit. Ne i kemi mbajtur një palë zgjedhje të mira në shkurt të këtij viti, por ata që dolën të parët, në vend që ta realizojnë rezultatin e tyre e t’i krijojnë institucionet, u përcaktuan për bllokadë. E shkelen me këmbë vullnetin qytetar dhe e bllokuan shtetin. Prandaj këto zgjedhje janë rruga për të dalë nga logjika e bllokadës dhe unë jam i bindur se ky drejtim do të marrë fund një herë e mirë! Krah teje e kundër bllokadës!”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë
Dy gjigantët anglezë rivalizojnë Atleticon për Edersonin
Identifikohen babë e bijë që humbën jetën në aksidentin trag...