Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se po fsheh bashkëpunimin me PDK-në, Nismën dhe PSD-në, pasi anëtarët e saj larguan me nxitim një letër të vendosur në ulësen e tij gjatë seancës së konstituimit të Kuvendit të Prishtinës.
Incidenti ndodhi gjatë betimit të kryetarit Përparim Rama, kur Azemi vendosi një letër ku shkruhej: “Urime koalicioni LDK–PDK–NISMA–PSD”.
Sipas tij, asamblistët e LDK-së u ngutën ta hiqnin mbishkrimin, gjë që sipas Azemit, tregon se po përpiqen ta mohojnë marrëveshjen politike.
“Sot u konstitua Kuvendi dhe Kryetari i Prishtinës Listës së koalicioneve të pazareve ju bashkua edhe një subjekt që nuk e kisha në letër. Asambleistët e LDK turreshin me vrrull ta hiqnin këtë mbishkrim, pse fshihen? Sigurisht sepse e dijnë edhe ata vet. E Prishtina e din edhe më mirë, se ky është bashkim interesash personale e jo koalicion për qytetin.”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar