Manchester United ka marrë një fitore bindëse si mysafir, duke mposhtur Wolvesin me rezultat 1-4 në ndeshjen e xhiros së 15-të në Premier League.
United e nisi ndeshjen furishëm dhe kaloi shpejt në epërsi në minutën e 25-të. Matheus Cunha shërbeu bukur për Bruno Fernandes i cili realizoi për epërsinë fillestare.
Në minutën e 45+2′, Wolvesi barazoi me Jean-Ricner Bellegarde, i cili u gjend në vendin e duhur brenda zonës dhe me një goditje të saktë barazoi shifrat në 1-1.
Pjesa e dytë ishte dominim total i Manchester United. Vetëm pesë minuta pas rifillimit, në minutën e 51-të, Bryan Mbeumo shënoi në portë bosh pas një asistimi të Diogo Dalot, duke rikthyer avantazhin për skuadrën mysafire (1-2).
Epërsia u thellua në minutën e 62-të, kur Mason Mount u shërbye mjaft mirë nga Bruno Fernandes dhe me një goditje precize nga brenda zonës shënoi për 1-3.
Në minutën e 82-të, pas verifikimit të VAR-it, Manchester United fitoi një penallti.
Bruno Fernandes mori përgjegjësinë dhe shënoi me qetësi në këndin e majtë të poshtëm, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-4.
Me këtë fitore Man United u ngrit në pozitën e gjashtë me 25 pikë, kurse Wolvesi është i fundi me dy sosh./Arbresh.info
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...