Banush Koxhaj ishte punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe menjëherë pasi u vra gjyqtari Kalaja, ai u arrestua nga policia e Tiranës, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi nuk kishte ushtruar kontroll fizik ndaj Elvis dhe Gjon Shkambit, të cilët hynë të armatosur në sallën e gjyqit.
Dedektori i skanerit të gjykatës dhe sinjal të kuq për prezencën e sendeve metalike, por punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj, megjithëse ndodhej aty nuk ka ushtruar kontroll fizik ndaj dy personave, por ka vijuar të qëndrojë i ulur në karrike.
Autori i ngjarjes, Elvis Shkambi, ka kaluar perimetrin e sigurisë dhe ka hyrë i armatosur në sallën e gjyqit. Sapo gjyqtari, Astrit Kalaja, ka dhënë vendimin, Elvis Shkambi, ka qëlluar drejt tij me disa plumba duke e lënë të vdekur në vend./abcnes.al
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...