Nga fillimi i këtij viti e deri më tani janë regjistruar 19 raste me fatalitet në vendin e punës.
Në një përgjigje me shkrim, ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Inspektoratit Qendror të Punës, Rizah Plakolli, tha se nga kjo shifër, 12 raste i takojnë sektorit të ndërtimtarisë, si pasojë e mosndërmarrjes së masave të sigurisë në vendin e punës.
Ai për RTK-në tha se inspektorati vazhdimisht realizon inspektime të planifikuara, por edhe të paplanifikuara, në fushën e sigurisë dhe marrëdhënies së punës, dhe se, nëse gjatë procesit inspektues konstatohen shkelje të dispozitave të sigurisë e shëndetit në punë, Inspektorati i Punës ndërmerr masat e parapara me ligj.
Edhe nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat thonë se po mbajnë takime me kompanitë, në mënyrë që punëtorëve t’u krijohen kushtet e domosdoshme.
“Ne vetëm përbrenda një muaji jemi takuar dy herë me drejtorin e Inspektoratit të Punës në nivel të Kosovës; jemi takuar dhe kemi zhvilluar takime me shumë pronarë të kompanive, duke u munduar ta zvogëlojmë numrin e punëtorëve të sektorit privat që po humbin jetën në vendet e tyre të punës, por jemi të pasuksesshëm deri më tash”, theksoi Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.
Javë më parë, një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve që kishte marrë gjatë punës. Rasti ka ndodhur në kryeqytet.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...