Kryeministri Edi Rama mori pjesë gjatë kësaj jave në Samitin “Time To Decide Europe 2025” (Koha për të vendosur, Europa 2025), një forum i nivelit të lartë, që trajton çështje kyçe lidhur me aktualitetin e të ardhmen e Europës.
Në nisje të episodit të 9-të të podkastit “Flasim”, i cili ndodhet në sezonin e 5-të të tij, Rama tha se “ky samit u zhvillua në një kohë kur Europa po përballet me sfida të shumanshme dhe paneli i tretë, që pata nderin të drejtoj, u fokusua tek sfidat me të cilat përballen shtetet e vogla në një botë ku rendi e rregullat e përbashkëta janë në krizë dhe në një Europë, ku lufta në Ukrainë po dikton një kthesë të paimagjinueshme, vetëm deri pak vite më parë, duke filluar nga riarmatimi masiv dhe jo vetëm”.
“Krenari që përsëri Shqipëria u çmua për rolin rajonal e qasjen e saj ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare. Jemi natyrisht një vend dhe një shtet shumë i vogël, por hap pas hapi po rrezatojmë një shembëlltyrë të respektuar nga të gjithë, në arenën ndërkombëtare”, tha Rama.
Konferenca “Time To Decide Europe 2025” është një prej takimeve më të rëndësishme të politikëbërësve europianë, ku adresohen tema që lidhen me zgjerimin, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe rolin global të BE-së.
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...