Halil Thaçi është betuar sot si kryetar i Komunës së Obiliqit, duke marrë zyrtarisht mandatin e tij në krye të komunës. Ai ka deklaruar se betimin e ka dhënë para qytetarëve, historisë dhe sakrificës së dëshmorëve, të cilët – siç tha ai – “na e sollën lirinë”.
“Sot u betova si Kryetar i Komunës së Obiliqit. U betova para qytetarëve, para historisë sonë dhe para sakrificës së atyre që nuk janë më me ne, por që na e sollën lirinë. Dëshmorët janë arsyeja pse sot flasim për punë, për drejtësi dhe për të ardhmen e komunës sonë”, shkroi ai.
Thaçi u zotua se besimin e marrë nga qytetarët do ta trajtojë si obligim dhe jo si privilegj, duke premtuar punë me ndershmëri, transparencë dhe llogaridhënie./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...