Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka lëshuar akuza të rënda ndaj mediave dhe gazetarëve.
Pas ofendimeve të para në qendrën e KQZ-së, Kurteshi ka vazhduar me deklarata edhe më të ashpra, duke i quajtur mediat “vrasës me pagesë” dhe duke përmendur me emër disa prej tyre.
“Aleanca e Grupeve Kriminale (AGK), ashtu sipas një tradite të saj rutinë, e tërbuar qenka vënë sërish në mbrojtje të pronarëve të altoparlantëve të krimit të organizuar dhe dezinformimit – VRASËSVE me PAGESË – me emrat si „Vox“, „periskopi.com“, „Klan-tv“, „gazetaexpress.com“, „telegrafi.com“, „reporteri.net“, „insajderi.com“, „paparaci.com“ e ndonjë tjetër të ngjashme. Aleanca e grupeve kriminale, lutjen e zëshme e të qartë shqip për respektim të hapësirës së punës për KQZ dhe të mediave, e kualifikon si „pengon fizikisht gazetarët“ dhe shprehet e „shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve“ nga unë, Sami Kurteshi, anëtar i KQZ”, ka shkruar ai.
Ai nuk e ka kursyer as Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), të cilin e sulmoi pasi kjo e fundit doli publikisht në mbrojtje të gazetarëve që ishin shënjestruar nga deklaratat e tij.
AGK ka reaguar duke e cilësuar gjuhën e Kurteshit si të rrezikshme dhe nxitëse të dhunës ndaj punonjësve të medias
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...