Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët, Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi në 27-vjetorin e tyre të rënies.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se populli përulet para këtyre tre dëshmorëve, të cilët flijuan veten në kërkim të lirisë.
“Rënia e tyre heroike u shndërrua në burim force që të vazhdohet rruga për liri. Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, intelektualë e luftëtarë, 27 vjet më parë u flijuan në kërkim të lirisë. Përulemi para veprës së tyre në shërbim të Atdheut. Lavdi!”, ka shkruar kreu i AAK-së.
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...
Kurti në Mushtisht me pensionistët, premton reformë në siste...
“Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike”, Rama fle...
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot