Fillimi i ditës në programin La Tribu solli deklaratat më të forta të gazetarit spanjoll Roberto Gómez, i cili kritikoi ashpër mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen futbollistët e Real Madridit nga mediat dhe opinioni publik.
Gómez theksoi se disa prej lojtarëve, si Vinicius dhe Valverde, po përballen me një fushatë të padrejtë sulmesh.
“Po i nënshtrojnë një përçmimi brutal… që gjoja nuk vrapojnë, që nuk janë profesionistë”, u shpreh ai, duke shtuar se këto komente po krijojnë “një imazh shumë të keq” për futbollistët madrilenë.
Polemika e videove taktike: “Absurditet i pastër”
Gazetari foli edhe për debatin rreth videove taktike të përgatitura nga stafi teknik. “Tani del që lojtarëve nuk u pëlqejnë videot tre minutëshe dhe duhet të jenë vetëm 45 sekonda”, tha ai me ton kritik, duke e cilësuar “absurde” narrativën që sugjeron mungesë përkushtimi nga ana e lojtarëve.
Xabi Alonso në qendër të kritikave: “Ai është përgjegjësi kryesor”
Gómez rikujtoi se përgjegjësia për drejtimin e projektit bie gjithmonë mbi trajnerin. “Situata është e Xabi Alonsos. Ai është përgjegjësi kryesor”, theksoi ai, i habitur që një pjesë e tifozëve dhe e mediave po i drejtojnë më shumë akuza futbollistëve sesa trajnerit.
Sipas tij, brenda klubit ekziston pakënaqësi prej disa javësh: “Në Real Madrid filluan të dyshonin pas Botërorit të Klubeve… Nuk janë të kënaqur”, u shpreh Gómez. Ai shtoi se presioni ndaj trajnerit është i madh: “E ka ndeshjen vendimtare në Bilbao, pastaj në Bernabéu dhe më pas kundër Manchester Cityt.”
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...
KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedh...
Reali iu ofrua Gvardiolit, Man City i ofron kontratë të re
KQZ nis numërimin e votave për kandidatët në 38 qendra komun...