Gjatë muajit nëntor 2025, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, janë raportuar gjithsej 141 aksidente në komunikacionin rrugor.
Prej tyre, 59 aksidente janë me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 83 persona ndërsa 82 aksidente me dëme materiale, transmeton Arbresh.info.
Për krahasim, gjatë muajit nëntor të vitit 2024 janë raportuar gjithsej 153 aksidente, prej tyre:
– 1 me fatalitet , 1 person i vdekur
– 60 aksidente me lëndime, me 92 persona të lënduar,
– 92 aksidente me dëme materiale.
“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një zbritje prej – 7,80 %. Po ashtu, gjatë muajit nëntor -2025, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 6.340 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 140 shoferë automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në muajin nëntor të vitit 2024 ishin shqiptuar gjithsej 5.063 gjoba, që paraqet një rritje prej + 25.2 % këtë vit.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me angazhime dhe aktivitete të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor. Apelojmë tek të gjithë shoferët e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion, të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut”, thuhet në njoftim.
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...