Mbrëmë u mbajt ceremonia prestigjioze e Gran Gala del Calcio, ngjarja më e rëndësishme e futbollit italian që vlerëson lojtarët dhe ekipet më të mirë të sezonit 2024-25 në Serie A.
Në qendër të vëmendjes ishte formacioni i vitit, si dhe çmimet individuale që njohin arritjet më të spikatura të sezonit.
Mesfushori i Napolit, McTominay, fitoi çmimin kryesor si “Lojtari i Vitit” në Serie A, pas titujve të fituar me klubin në vitet 2023 dhe 2025.
Në Formacionin e Vitit u përfshinë disa nga emrat më të mëdhenj të kampionatit italian, duke përfshirë Scott McTominay, Lautaro Martinez dhe Tijjani Reijnders.
Napoli dhe Inter dominuan në përbërje, duke reflektuar garën e ngushtë për titull deri në fund të sezonit. Nga Inter dhe Napoli u përfshinë: Denzel Dumfries, Amir Rrahmani, Alessandro Bastoni, Federico Dimarco, McTominay, Nicolò Barella dhe Lautaro Martinez.
Përveçse u përfshi në formacionin më të mirë, Amir Rrahmani spikati duke luajtur luajti një rol kyç për Napolin. Rrahmani u vlerësua për kontributin e tij në mbrojtje dhe stabilitetin që solli në linjën e pasme, duke ndihmuar skuadrën të ruante performancën e lartë që e vendosi Napolin në garë për titull.
Ndër çmimet individuale, trajneri Antonio Conte u shpall “Trajneri i Vitit”, ndërsa Napoli mori titullin “Klubi i Vitit” për arritjet e jashtëzakonshme në Serie A.
View this post on Instagram
Formacioni i Vitit i Serie A 2025
Portier: Svilar (Roma)
Mbrojtës: Dumfries (Inter), Rrahmani (Napoli), Bastoni (Inter), Dimarco (Inter)
Mesfushor: McTominay (Napoli), Barella (Inter), Reijnders (Milan)
Sulmues: Lautaro Martinez (Inter), Kean (Fiorentina), Retegui (Atalanta)
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...