Futbollisti i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme tek Dinamo Zagrebi ka pësuar dëmtim.
Në fillim u duk si një dëmtim të rëndë pasi u largua nga fusha me barelë në minutën e 86-t, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo ai dha lajmin e mirë pas ndeshjes, duke theksuar se është gjithçka në rregull me të.
“Jam, mirë. Gjithçka është në rregull”, ka thënë ai.
Pas 14 ndeshjeve në elitën e futbollit kroat, 27-vjeçari ka realizuar pesë gola dhe dy asistime.
Ndeshja e radhës e Dinamos është derbi i madh kroat me Hajdukun e Splitit me 6 dhjetor./Arbresh.info
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...