Derbi i madh i Stambollit mes Fenerbahçes dhe Galatasarayt përfundoi me barazim 1:1, pas një ndeshjeje të zjarrtë ku emocionet kulmuan në minutat shtesë. Të dy skuadrat treguan ritëm të lartë, shumë raste dhe lojë të fortë, ndërsa gjithçka u vendos në sekondat e fundit.
Galatasaray kaloi i pari në epërsi në minutën e 27-të, kur Barış Alper Yılmaz organizoi aksionin dhe gjeti Leroy Sanén, i cili goditi nga distanca dhe falë një devijimi topi përfundoi në rrjetë, duke e befasuar portierin Ederson. Vetëm pak çaste para golit, Gabriel Sara kishte rrezikuar me një goditje shumë pranë shtyllës.
Në minutën e 44-të, Fenerbahçe mendoi se barazoi rezultatin përmes Edson Álvarez, por vetëm pak minuta më vonë VAR anuloi golin për shkak të një prekjeje me dorë gjatë aksionit, duke shkaktuar protesta të mëdha në stadium.
Pjesa e dytë vazhdoi me raste të rrezikshme, ndër të cilat më i spikaturi erdhi në minutën e 50-të nga Victor Osimhen, i cili gjuajti fuqishëm drejt këndit të poshtëm, por Ederson reagoi në mënyrë fantastike dhe e mbajti skuadrën në lojë.
Megjithatë, kulmi i dramës u arrit në minutën 90+5. Pas një topi të hedhur me delikatesë nga Levent Mercan, Jhon Durán u shkëput në qendër të zonës dhe goditi me kokë drejt portës, duke mposhtur Muslerën dhe duke barazuar shifrat në 1:1. Stadiumi shpërtheu, ndërsa Galatasaray humbi avantazhin që e mbajti për gati tërë ndeshjen.
Me këtë barazim, të dy ekipet largohen me nga një pikë, në një natë ku derbi tregoi edhe një herë pse konsiderohet ndër më të nxehtit në Evropë.
Pas 14 ndeshjeve, Gallata vazhdon të jetë e para me 33 pikë kurse Feneri është e dyta me 32 sosh./Arbresh.info
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...