Ilmi Gashi nga Shoqata e Trafikut Urban ka folur lidhur me protestën e transportuesve në kryeqytet.
Ai kërkoi falje qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit, duke theksuar se tash e një javë transporti publik në Prishtinë nuk është duke funksionuar.
Sipas tij, situata e krijuar është e imponuar dhe jo e dëshiruar.
“Nuk kemi ardhur me qejf në këtë gjendje, por jemi detyruar. Trafiku Urban, si kompani publiko-private, menaxhohet nga komuna dhe ne kemi një kontratë me të, ku paguhemi për kilometër për shërbimet që kryejmë. Në një moment të caktuar, borxhi total ndaj furnitorëve të naftës ka arritur në 1 milion euro”, tha ai në FIVE.
Gashi shtoi se kontrata u ndërpre dhe si pasojë punëtorët nuk kanë marrë pagat, ndërsa operatorët tjerë kanë mbetur pa pagesat e tyre.
“Për këtë arsye u detyruam të ndërpresim punën në Trafikun Urban”, u shpreh ai.
Për shkak të situatës së krijuar, Gashi tha se tash e disa ditë janë në protestë.
Ai shpreson që mjetet financiare të kalojnë nga Ministria e Financave te Komuna e Prishtinës, në mënyrë që pastaj të alokohen për shlyerjen e borxheve ndaj furnitorëve, çka do t’u mundësonte të rifillonin punën menjëherë.
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...