Ushtruesi i Detyrës i ministrit në detyrë të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, sot ka vizituar Qendrën për Punë Sociale në Mitrovicën e Veriut, në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.
Bëhet e ditur se Sallahu në këtë takim ka folur për angazhimin e ministrisë që gratë të kenë rol vendimmarrës në shoqëri.
“Duke përmendur punësimin e 300 grave dhe vajzave në Shërbimin Korrektues të Kosovës, si dhe rritjen e numrit të pozicioneve udhëheqëse të mbajtura nga gratë”, thotë MD-ja.
Sallahu ka thënë se mbështetja për shërbimet sociale dhe strehimoret është rritur nga 400 mijë euro në mbi 5 milionë.
“Ai u shpreh se përkrahja për QPS-të nuk mungon, me ç’rast mbështetja për shërbimet sociale dhe strehimoret është rritur nga 400 mijë euro në mbi 5 milionë euro. Ministri Sallahu vlerësoi se si sot, ashtu edhe në të ardhmen, ofrimi i shërbimeve sociale duhet të realizohet pa dallime etnike dhe të çfarëdo forme tjetër”, ka bërë të ditur MD-ja.
Në këtë takim, Sallahu e Atiq janë pritur nga drejtoresha e QPS-së në Mitrovicën e Veriut, Edita Bilalli, drejtorja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Milicia Filipoviq.
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...