Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka rikujtuar sot njohjen e Singaporit, e cila u bë në vitin 2016 pas një procesi të gjatë lobimi dhe angazhimi diplomatik.
Në një postim publik, Enver Hoxhaj solli në vëmendje vizitat, takimet dhe bisedat e vazhdueshme që kishte zhvilluar me homologun e tij në Singapor, duke theksuar se njohja ishte rezultat i një pune shumëvjeçare në terren.
“Kjo ishte njohja e 113-të për Kosovën 🇽🇰🇸🇬 9 vite më parë, Kosova u njoh nga Singapori. Kam lobuar gjatë, për vite me radhë sa isha Ministër i Jashtëm, me vizita, biseda të vazhdueshme dhe takime me homologun tim, derisa e sollëm këtë rezultat në vitin 2016.”, shkroi Hoxhaj.
Ai u shpreh se vitet e fundit në politikën e jashtme të vendit janë humbur pa rezultate dhe se Kosova ka urgjencë të rikthehet te dinamika e dikurshme diplomatike.
Hoxhaj theksoi se njohjet e reja kërkojnë vizion, diplomaci serioze dhe punë të palodhshme, jo pritje pasive.
“Është koha për t’i rikthyer sukseset”, deklaroi ai, duke shpërndarë edhe pamje nga momenti i njohjes së vitit 2016.
“Sot, kur mendojmë për këto vitet e fundit të çuara dëm në politikë të jashtme, është urgjente që Kosova në vitin 2026 t’i rikthehet asaj energjie. Njohjet e reja nuk vijnë vetë. Kërkojnë vizion, diplomaci serioze dhe punë të palodhshme në terren. Kosova ka nevojë për një politikë të jashtme që lëviz, jo që pret. Është koha për t’i rikthyer sukseset.”, ka shkruar tutje Hoxhaj.
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet short për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona pë...
Aksidenti me tre të vdekur në Qubrel të Skenderajt, mbi 6 vj...
AUV bllokon dhe tërheq nga tregu qumështin për foshnje Nestl...
Scott Bamforth MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër