Ekzekutohet biznesmeni në Elbasan, shoqërohet një person/ Policia: Pika kontrolli në dalje të qytetit

23:14 | 30 Nëntor 2025
E.G

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku sipas informacioneve paraprake është ekzekutuar biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla 43 vjec.

Ngjarja ka ndodhur teksa viktima sapo kishte hyrë ne automjetin e tij tip Range Rover. Sipas dyshimeve paraprake, besohet se pjesë e atentatit kanë qenë dy persona.

Policia ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar ku thuhet se janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, ndërkohë që një grup i posaccëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë, blutë e qytetit kanë shoqëruar në komisariat një person.

“Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.” / abcnews.al /