
Screenshot
Natus Vincere ka arritur edhe fitoren e tretë në Majorin e Budapestit në CS2 ndaj B8, me rezultat (2:0) me mapa.
Me këtë fitore skuadra e yllit kosovar, Drin “makazze” Shaqiri kalon në fazën tjetër në të cilën marrin pjesë 16 skuadrat më të suksesshme në botën e CS2, 10 nga to tashmë janë bërë të ditur, derisa edhe gjashtë do ta kërkojnë kualifikimin, shkruan Arbresh.info.
Na’Vi e nisi edhe këtë ndeshje shumë mirë duke e “demoluar” kundërshtarin në ‘De Train’ map të zgjedhur nga vetë ata me rezultat 13-6.
Ndërkohë në mapin tjetër ‘De Mirage’, Na’Vi triumfoi 13-8 për ta siguruar fazën e tretë të Majorit.
Ylli kosovar “makazze” në këtë ndeshje arriti gjithsej 24 eliminime në të dy mapat.
Së bashku me Na’Vi-n edhe Faze Clan e ka siguruar tashmë kualifikimin nga faza e dytë në të tretën./Arbresh.info

Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...