Një 32-vjeçar është gjetur i vdekur sot në banesën e tij në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se pranë viktimës është gjetur një armë.
Lidhur me rastin, policia ka nisur hetimet dhe e ka regjistruar rastin si “Hetim i vdekjes”.
“Sot, më datë 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia ka pranuar informatën se në banesën e tij në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ku nga dëshmitari – familjar i viktimës – është marrë informacioni se viktima, Xh. B. (32 vjeç), është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe pranë tij është gjetur një armë. Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe hetuesit përgjegjës, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave e dëshmive. Në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes””, tha ai./Arbresh.info
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...