
Screenshot
Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka përfunduar garat në Grand Slamin e Abu Dabit duke u renditur në vendin e pestë në kategorinë -63 kg.
Laura ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën shënoi fitore bindëse me Ippon ndaj Yeji Kim nga Koreja e Jugut. Në çerekfinale u përball me mongolen Enkhriilen Lkhagvatogoo, ndaj të cilës humbi me Yuko.
Në ndeshjen e repesazhit, Fazliu triumfoi me Waza-ari kundër austriakes Lubjana Piovesana, duke siguruar duelin për medaljen e bronztë. Megjithatë, në përballjen vendimtare ajo u mposht nga braziliania Rafaela Silva me Yuko, duke e mbyllur garën në pozitën e pestë./Arbresh.info
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...