Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi që dyshohet se ka kryer veprën penale “krim lufte kundër popullatës civile” në komunën e Istogut.
Sipas aktakuzës, T.P., gjatë periudhës së luftës në Kosovë në fshatin Cerrcë dhe fshatrat përreth në Istog, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, “ka kryer vrasje, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë të civilëve shqiptarë”.
I pandehuri, i nacionalitetit serb, u arrestua më 12 shtator 2024.
“Në prill të vitit 1999, T.P. akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje. Viktimat K.R., Z.R, R.R., I. R dhe Sh.R., nën kërcënimin e armëve, janë detyruar të lënë shtëpinë e tyre dhe janë vendosur në një shtëpi tjetër, në të cilën më pas ishin vrarë. Sipas aktakuzës, shtëpia bashkë me trupat e viktimave është djegur. Gjithashtu, i pandehuri T.P., së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, akuzohet se ka vjedhur pasuri të luajtshme dhe më pas ka djegur shtëpitë në fshatrat e kësaj komune”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje