Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme pritet të ndajë buxhet për pagat e Radio Televizionit të Kosovës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se mjetet do të ndahen nga kategoria e kursimeve.
“Që në muajin gusht ne bëmë një zgjidhje të përkohshme duke dhënë overdraftin për RTKnë me shpresën që pas konstituimin e kuvendit dhe formimin e komisioneve parlamentare.Ne nuk i kishim votat e mjaftueshme pasi partitë tjera refuzuan kategorikisht pagat për RTK-në. Sic e edhe e ka paralajmëruar ministri Hekuran Murati , kemi shqyrtuar disa opsione të mundshme për të dalë nga kjo situatë. Në këtë mbledhje mjetet e nevojshme po ndahen nga kategoria e kursimeve. Pra, kjo zgjidhje e sotshme, apo më mirë të themi kjo mënyrë e tanishme është veçse një improvizim i detyruar pas përpjekjeve tona të vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës për ta miratuar aty buxhetin për RTK-në”, ka thënë ndër të tjera Kurti.
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...
Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten
Zbulohet lokali me lojëra fati në Shkodër, një i arrestuar d...
Raportohet për vrasjen e shefit të marinës iraniane, që qënd...
Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dë...
Naim Murseli: Në morg për ta parë trupin e Liridonës shkova ...