Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ftuar bashkatdhetarët të regjistrohen për te votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hamza ka bashkëngjitur linkun e aplikimit, për të gjithë ata që jetojnë jashtë Kosovës dhe kanë të drejt vote.
“Zgjidhni vetë mënyrën e votimit, por ju mirëpresim të vini sa më shumë edhe në atdhe dhe ta ushtroni këtu të drejtën tuaj.
Le të jetë 28 dhjetori ditë e festës dhe e fitores sonë të përbashkët!” u shpreh Hamza.
Ky është postimi i plotë i tij:
Bashkatdhetarë të dashur,
Ju ftoj të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Aplikimi është i hapur deri më 6 dhjetor.
Mund të aplikoni në: https://diaspora.kqz-ks.org ose me postë, duke e dërguar formularin në adresën e KQZ-së në Kosovë.
Zgjidhni vetë mënyrën e votimit, por ju mirëpresim të vini sa më shumë edhe në atdhe dhe ta ushtroni këtu të drejtën tuaj.
Le të jetë 28 dhjetori ditë e festës dhe e fitores sonë të përbashkët!
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...
Arsenali në epërsi pas pjesës së parë ndaj PSG
Musliu: Kujdes qytetarë, ata që i hëngrën qershitë njëherë, ...
Lushtaku pret Limajn në Drenicë, i dhuron simbol me logon e ...
Havertz e kalon në epërsi Arsenalin
Maturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova ...