Këngëtarja shqiptare, Monika Salihu është shprehur e tronditur pas raportimeve të mediave në Maqedoni për vdekjen e Shpat Kasapit.
Ajo nuk mund të përmbante emocionet e as ta besonte këtë lajm të trishtë.
“Nuk po mundem me e paramendu e as me besu. Mu ka ftohë krejt trupi. Një djalë i ri, një vit më i vogël se unë është. Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve, e sidomos Shkupit e Tetovës”, u shpreh Salihu në Klan Kosova.
Ajo tha se është rritur me Shpat Kasapin, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta nënës së tij.
“Po më vjen me qajtë…”, tha ndër të tjera ajo.
Sipas mediave në Maqedoni të Veriut, Shpat Kasapi pësoi arrest kardiak, dhe si pasojë edhe humbi jetën.
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës