Pesë fazat e zhvillimit të trurit – Çfarë ndodh nga fëmijëria deri në pleqëri?

23:41 | 25 Nëntor 2025
E.H

Një studim shkencor ka identifikuar pesë faza kryesore të zhvillimit të trurit njerëzor, duke zbuluar se si lidhjet nervore evoluojnë nga lindja deri në moshën 90 vjeç.
Hulumtimi u bazua në skanime truri të 4 mijë personave nga mosha nën një vit deri në 90 vjeç. Shkencëtarët gjetën katër “pika kryesore” rreth moshës 9, 32, 66 dhe 83 vjeç, ku organizimi i trurit ndryshon rrënjësisht.

“Jetët tona kalojnë nëpër faza të ndryshme, dhe tani dimë se edhe truri ynë ndjek një model të ngjashëm”, tha Prof. Duncan Astle nga Universiteti i Cambridge-it.

Fazat e zhvillimit të trurit:

Fëmijëria (0–9 vjeç): Lidhjet ndërmjet neuroneve përzgjedhin ato më aktive. Materiali i bardhë dhe ai i gjallë i trurit rritet shpejt, stabilizohen gërshetimet e korteksit dhe trashësia e tij.

Adoleshenca (9–32 vjeç): Efikasiteti i lidhjeve nervore rritet gradualisht, duke përmirësuar funksionet njohëse. Kjo periudhë lidhet shpesh me shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor.

Pjekuria (32–66 vjeç): Rreth moshës 32 vjeç, truri stabilizohet. Rajonet e tij bëhen më të ndara dhe lidhjet më efikase. Ngjarjet jetësore si prindërimi mund të ndikojnë në disa ndryshime.

Plakja e hershme (66–83 vjeç): Lidhshmëria nervore fillon të ulet, duke shënuar fazën e parë të plakjes së trurit.

Plakja e vonshme (83+ vjeç): Faza përfundimtare karakterizohet nga humbja graduale e lidhjeve nervore dhe degenerimi i materialit të bardhë të trurit.

Studimi tregon se zhvillimi i trurit nuk është linear, por kalon përmes pikave kyçe kthese. Kjo njohuri mund të ndihmojë shkencëtarët të identifikojnë momentet kur truri është më i prekshëm ndaj çrregullimeve dhe të kuptojnë më mirë faktorët e rrezikut për sëmundjet mendore./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme