Banorët e Prishtinës, nga e hëna janë detyruar që të bëjnë zgjidhje alternative në mungesë të transportit publik.
Kjo për shkak të ndërprerjes së qarkullimit të të gjita linjave të transportit publik në kryeqytet, shkruan Arbresh.info.
Transportuesit e “Trafikut Urban” dhe ata privatë protestuan dje para Komunës së Prishtinës e Qeverisë duke kërkuar që t’u bëhet pagesa.
Mirëpo, ata sot kanë zgjedhur një formë tjetër të protestës, kësaj radhe me autobusë.
Ata kanë vendosur që pranë objektit të Komunës së Prishtinës t’i vendosin autobusët dhe po ashtu pranë objektit të Qeverisë.
Autobusë janë vendosur edhe në rrugën “Agim Ramadani”
Në këtë segment të rrugës që lidh dy institucionet janë vendosur kolona e autobiusëve.
Shkaku i vonesave në vendimmarrje nga kuvendet komunale, buxheti i Prishtinës, ai i Gjilanit dhe buxheti i Zubin-Potokut nuk janë përfshirë në buxhetin e Kosovës të 2025-s. Kjo nuk u bë as pas miratimit të tyre nëpër komuna, meqë thuajse gjatë gjithë vitit Kosova ka funksionuar pa Kuvend, shkaku i ngërçit politik të krijuar pas zgjedhjeve nacionale të shkurtit./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër