Vinicius Junior i ka bërë të ditur Real Madridit se nuk dëshiron të rinovojë kontratën, për sa kohë marrëdhënia e tij me trajnerin Xabi Alonso mbetet e tensionuar.
Mesazhi u përcoll gjatë një bisede midis Vinicius Jr dhe presidentit Florentino Perez në fund të muajit të kaluar, sipas The Athletic.
Kontrata e Vinicius Jr skadon në qershor 2027. Bisedimet për rinovimin nisën në janar, por u ndalën pasi palët nuk arritën një marrëveshje.
Pas fitores 2-1 të Madridit kundër Barcelonës më 26 tetor, Vinicius Jr u takua me Perez për t’i kërkuar ndjesë për sjelljen gjatë ndeshjes. Ai ishte zemëruar pas zëvendësimit nga Alonso në minutën e 72-të, duke dalë nga fusha i acaruar dhe duke thënë: “Gjithmonë unë, po largohem nga ekipi, më mirë të iki, do të largohem.”
Në atë takim u diskutua edhe e ardhmja e tij. Ai bëri të qartë se, për shkak të marrëdhënies së tensionuar me Alonson, rinovimi nuk është opsioni më i mirë për të. Që atëherë, qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar.
Sipas The Athletic thuhet se ai ka shqetësime të vazhdueshme me trajnerin Alonso, i cili mori drejtimin e ekipit në maj si pasues i Carlo Ancelottit. Në tre muajt e parë të sezonit, tensionet vetëm sa janë rritur, duke u bërë temë e përditshme brenda dhe jashtë klubit.
Gjithçka nisi me humbjen 4-0 të Real Madridit ndaj PSG-së në gjysmëfinalen e Kupës së Botës së Klubeve më 9 korrik.
Alonso kishte planifikuar ta linte Viniciusin në stol, por një dëmtim i Trent Alexander-Arnold e detyroi të ndryshonte planin, dhe braziliani luajti titular, megjithatë në krahun e djathtë, jo në të majtin, ku ai preferon.
Që atëherë, Vinicius Jr ka kompletuar vetëm pesë nga 17 ndeshjet e Madridit këtë sezon dhe ka nisur nga stoli katër herë, përfshirë barazimin 2-2 kundër Elches të dielën./Arbresh.info
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....