Pulisic e Maignan “heronjtë” e Milanit – Rosonerët e fitojnë derbin e madh ndaj Interit

22:49 | 23 Nëntor 2025
D.H

Milan ka arritur të shënoj fitore në “Derby della Madonina” ndaj Interit me rezultat minimal 1-0 në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.

Pas 45 minutash rezultati ishte 0-0, mirëpo dy skuadrat patën mundësi për ta çuar topin në rrjetë, shkruan Arbresh.info.

Fillimisht, Acerbi pati një mundësi të mirë shënimi në minutën e 27-të, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Nëntë minuta më vonë Lautaro Martinez goditi fuqishëm drejt portës por, Maignan ishte në vend, ku priti gjuajtjen e tij pastaj topi goditi shtyllën dhe doli jashtë.

Edhe Milani rrezikoi me Saelemaekers por goditja e tij shkoj mbi portë.

Katër minuta më vonë, Milani pati mundësinë më të mirë në ndeshje me Pulisicin, i cili gjuajti fuqishëm nga jashtë zone, por goditja e tij shkoi fare pranë portës.

Inter e pati rastin e parë edhe në pjesën e dytë, ku Marcus Thuram rrezikoi sërish por portieri francez i Milanit ishte në vend edhe një herë tjetër.

E në minutën e 54-të ishte një nga momentet kyçe të ndeshjes, ku Pulisic realizoi golin për avantazhin e Milanit.

Goli erdhi nga një kundërsulm i shpejtë, ku Saelemaekers mori një top nga mesi i fushës dhe vrapoi shpejtë në drejtim të zonës, ku edhe bëri një gjuajtje të papërshtatshme, mirëpo u ndal disi nga Sommer.

Nga topi i kthyer u gjend Pulisici i cili me lehtësi e çoi topin drejt rrjetës.

Pas golit të pësuar, Inter u vërsul për ta gjetur golin e barazimit dhe vetëm gjashtë minuta më vonë pati mundësi të mirë me Carlo Auguston, por goditja e tij shkoi jashtë portës.

Një ndërhyrje e rrezikshme e Pavlovicit në Thuram, e detyroi gjyqtarin të shkoj ta rishikoi në sistemin VAR, dhe mëtej u vendos për një penallti në favor të Interit.

Përgjegjësinë për ta goditur e mori Hakan Calhanoglu, i cili është ekspert i penalltive. Mirëpo kësaj radhe Mike Maignan ishte në natën e tij, dhe e ndali edhe 11-metershin e turkut.

Deri në fund Interi, rrezikoi me Sucic, Akanjin por pa sukses. Ndërkohë një super rast lëshoi Bonny.

Me këtë fitore, Milani ngritët në pozitën e dytë me 25 pikë dy më pak se liderja Roma, kurse Interi bie në pozitën e katërt me 24 sosh./Arbresh.info

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme