Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mblidhet për të mbajtur mbledhjen e radhës.
Në rendin e ditës parashihet që KQZ të diskutojë rreth certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, si dhe do të shpallin rezultatet e balotazhit që u mbajt më 9 nëntor.
Po në rend dite parashihet të shqyrtohen dhe miratohen analiza e votave me asistencë për zgjedhjet lokale.
Kjo mbledhje është paraparë të nisë me fillim nga ora 15:00.
Rend i plotë i ditës:
1.Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2.Certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale në Republikën e Kosovës për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor 2025
3.Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës për Kryetar Komune, të raundit të dytë, të mbajtura më 9 nëntor 2025
4.Këshillat e KQZ
4.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore
4.1.1.Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës së votave me asistencë për zgjedhjet lokale 2025
4.2.Këshilli për Buxhet dhe Financa
4.2.1.Shqyrtimi dhe miratimi i raportit nëntë mujor financiar 2025
4.2.2.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për shpenzimet e derivateve për periudhën janar-shtator 2025
5.Të ndryshme.
Andoni Iraola i ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit transfe...
Rama nxjerr pamjet, u përgjigjet protestuesve: Mos e dëmtoni...
Elezi: Qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë ven...
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg