Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, sot mbahet dita e hapur e Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë.
“Gjatë kësaj dite, vizitorët do të kenë mundësinë të vizitojnë ambientet e Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, ku do të njihen nga afër me punën e Qendrës së Vlerësimit të të Burgosurve, si dhe të informohen për rutinat ditore të të paraburgosurve, nga pranimi e deri te lirimi. Po ashtu, do të vizitohet edhe një nga dhomat e paraburgimit”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Pas qendrës se Paraburgimit të Prishtinës do të Vizitohen edhe Qendra Edukuese Korrektuese për te Mitur dhe Qendra Korrektuese për Femra në Lipjan.
Në mbrëmje do të ketë edhe aktivitet sportiv ku do të zhvillohet ndeshja miqësore në futboll në mes të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të Shqipërisë, e cila do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit të Lipjanit “Sami Kelmendi”.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se ceremonia kryesore për 26 vjetorin themelimit të Shërbimit Korrektuese do të mbahet ditën e premte më: 21 nëntor 2025.
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...