Dogana e Kosovës ka penguar një tentim kontrabande në një autobus që po vinte nga Turqia, ku zyrtarët doganorë kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të barnave të padeklaruara.
Sipas njoftimit zyrtar, vlera e tyre kap shifrën mbi 10 mijë euro.
Barnat janë sekuestruar menjëherë, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë iniciuar procedurat e nevojshme ligjore.
Dogana ka bërë të ditur se veprimet hetimore do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit.
“Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentim kontrabande në një autobus që vinte nga Turqia, ku janë zbuluar barna të padeklaruara me vlerë mbi 10 mijë euro. Mallrat janë konfiskuar, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...
Dështon reforma në Itali/ Referendumi, pjesa më e madhe kund...
Bashkimi konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Prishtinës
Kusari – Lila thotë se lirimi i TVSh-së për derivate dhe heq...
Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, hyn në fuqi Bordi i T...