Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë kanë mbetur pa ujë, pasi impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj është jashtë funksionit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të nivelit shumë të lartë të turbullirës në kanalin Ibër-Lepenc, si shkak i reshjeve të dendura, e ka bërë të pamundur procesin e trajtimit të ujit.
Përveç këtyre zonave, janë paralajmëruar reduktime edhe në disa zona të kryeqytetit.
“Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...