Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancën e orës 11:00 nesër, ku në rend dite janë votimi i buxhetit dhe i marrëveshjeve ndërkombëtare.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e parë.
“Sot kemi pasur mbledhjen e GP bashkë me Kryetarin Hamza, dhe ne nuk do të marrim pjesë në seancen e parë. Para fillimit të seancës do të mbajmë konferencë për shtyp”, ka deklaruar Çitaku.
Bojkotimin e kësaj seance e ka konfirmuar LDK dhe AAK./Arbresh.info
LEXO EDHE:
AAK nuk merr pjesë në seancën e orës 11:00, në të dytën voton kundër Konjufcës
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...