Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka thënë se orët e humbura sot në shkollat e Prishtinës, ku nuk u mbajt mësimi për shkak të kushteve atmosferike, do të kompensohen.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se, mësimi u ndërpre vetëm në kryeqytet, ndërsa në komunat tjera vijoi normalisht.
“Inspektorati i Arsimit ka qenë vazhdimisht në kontakt me drejtoritë komunale të arsimit në komunat e Kosovës në lidhje me mbarëvajtjen e procesit mësimor për shkak të kushteve të vështirësuara atmosferike. Nga informatat e mbledhura nga sektorët rajonalë të Inspektoratit të Arsimit, rezulton se në të gjitha shkollat në Kosovë, mësimi është zhvilluar normalisht, edhe në shkollat që punojnë me dy ndërrime, me përjashtim të shkollave në komunën e Prishtinës”.
MASHT tha se Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar për pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme në të gjitha shkollat, për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike dhe vështirësive në komunikacion.
“Inspektorati i Arsimit, bazuar në kompetencat e tij ligjore, do të monitorojë dhe do të sigurohet që të gjitha orët e humbura të procesit mësimor të ditës së sotme të zëvendësohen, në përputhje me legjislacionin në fuqi, respektivisht Udhëzimin Administrativ (MAShTI) Nr. 01/2025 për Kalendarin e Vitit Shkollor 2025/2026. MAShTI do të vazhdojë të jetë në komunikim me komunat dhe institucionet arsimore për të garantuar vijueshmërinë e procesit edukativo-arsimor, duke e pasur prioritet sigurinë e nxënësve”, tha Ministria./Arbresh.info
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s