Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në konferencën ndërrajonale në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Agjendës për Barazi Gjinore të Kosovës “30 vjet pas Pekinit-Rruga përpara”, ka thënë se është detyrë e shoqërisë, e çdo burri që të jetë aleat i kauzës në luftimin e dhunës në baza gjinore.
Osmani tha se duhet ndërtuar mekanizma profesionalë në mënyrë që institucionet lokale e ato qendrore të koordinuar të mund të ndërtojnë mure besimi e shprese për viktimat
“Me mekanizma më të fortë, me trajnime profesionale e me koordinim më të zgjuar ndërmjet komunave me nivelin qendror duhet të ndërtojmë jo vetëm një sistem, por mbi të gjitha të ndërtojmë besim, mbrojtje, shpresë, të ndërtojmë një mur që dhuna assesi të mos mund ta shembë”, theksoi ajo.
Osmani tutje tha se barazia gjinore nuk është fjalë në letër e as premtim zgjedhor
“Barazia gjinore nuk është fjalë në letër, nuk është premtim zgjedhor nuk është një stacion ku mbërrimë e më pas pushojmë. Barazia është betim dhe veprim i përditshëm. Është një marshim i përbashkët”, nënvizoi Osmani.
Ndryshe, Agjencia për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të Agjendës për Barazi Gjinore të Kosovës, organizon konferencën ndër–rajonale “30 vjet pas Pekinit – Rruga përpara”./RTK
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet