Një incident ka ndodhur mes dy të miturve në një shkollë fillore të Prizrenit, paraditen e sotme.
Si pasojë e kësaj mosmarrëveshje, një vajzë 14 vjeçare është therur me thikë.
Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se i dyshuari i moshës 12 vjeçare është shoqëruar në stacionin policor.
“Më datë 17.11.2025, rreth orës 12:55, është raportuar për një mosmarrëveshje mes dy të miturve në një shkollë fillore në Prizren, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur mjet të mprehtë duke e plagosur tjetrin. Viktima vajzë (14 vjeçare) është dërguar në Emergjencën Spitalore në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. I dyshuari ( 12 vjeç ), është sjellë në stacion policor nga familjarët dhe me të janë merr hetuesit e delikuencës së të miturve. Të dy janë nxënës të shkollës së njëjtë. Rasti është në trajtim”, deklaroi Bytyqi
Një përqafim që vlen më shumë se një mijë fjalë – Vini...
Ylli dhe Trepça luajnë sonte për një vend në gjysmëfinalen e...
Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 68...
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narko...
Trump përfundon fjalimin: SHBA është rikthyer më e madhe dhe...
Kurti u takua me Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Est...