‘Muri’ i ri i mbrojtjes dardane, Albian Hajdari ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane “blueëin”, ku deklaroi se kualifikimi i mundshëm në Kupën e Botës do të ishte shpresë për tërë gjeneratën.
Albiani i cili që nga debutimi i tij muajin e kaluar ka shkëlqyer me fanellën dardane, duke u shndërruar menjëherë në njërin prej shtyllave të mbrojtjes, shkruan Arbresh.info.
Në një intervistë për gazetën zvicerane, ai fillimisht foli për vendimin që të kalojë te Kosova, si dhe përballjen me Zvicrën.
“E kuptoj reagimin e publikut. Ishte vendim i vështirë edhe për mua, e kam diskutuar me shumë kujdes me rrethin e ngushtë, miqtë dhe familjen. Pastaj, dua të jem model për futbollistët e rinj në Kosovë, të jem shembull dhe t’i dëshmoj vlerat e mia”, tha ai.
Tutje ai foli për ndeshjen e nesërme me helvetikët.
“Po përgatitemi, do ta japim më të mirën dhe nuk do të jemi mysafirët më të mirë në fushë”.
“Humbja 4-0? Është në të kaluarën, nuk po e mendoj. Ka rëndësi vetëm paraqitja jonë në lojën e ardhshme”.
Më tej ai foli për vlerën dhe rëndësinë që ka kualifikimi në Kupën e Botës, edhe për gjeneratat e reja.
“Për shumë kombëtare, Kupa e Botës është thjesht një qëllim sportiv, por për ne është me shumë rëndësi. Është konfirmim për atë që jemi, një kombësi e ri. Kosova ka kaluar shumë në histori. Jemi shtet që ka mbijetuar para se të lejohet ta shkruaj historinë e vetë. Kupa e Botës mund të simbolizojë që tani mund të ëndërrojmë së bashku, në mënyrë sekrete, pa pasur nevojë ta shpjegojmë”.
“Besoj se nuk ka të bëjë vetëm me futbollin. Është identitet, krenari dhe perspektivë. Nëse je fëmijë në Kosovë dhe e sheh kombëtaren tënde duke luajtur në Kupën e Botës, ndoshta për herë të parë nuk mendon si mund të emigrosh, por çfarë mund të bësh për shtetin tënd”.
“Do të ishte krenari, përgjegjësi dhe motivim. Nuk do të ishim vetëm pjesëmarrës. Do të ishim zëri, fytyra dhe shpresa e një gjenerate të plotë. Është më e madhe se turneu. Do të ishte histori”, nënvizoi ai.
Albian Hajdari dhe Kosova zbret nesër në fushë për ta luajtur ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës ndaj Zvicrës në ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...
Peci kap kacinë dhe u del në ndihmë punëtorëve në Selac, pas...
I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën n...