Ish-Komandanti i NATO-s, Wesley Clark, ka nisur sot dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po paraqitet si dëshmitar në mbrojtje të Hashim Thaçit.
Pas fillimit të dëshmisë, ish-kryediplomati Enver Hoxhaj reagoi përmes një statusi në Facebook, duke e cilësuar paraqitjen e Clarkut si “bombardimin e dytë” ndaj Serbisë.
“Gjenerali Wesley Clark sot po e bombardon për herë të dytë Serbinë. Historia është e qartë. Të vërtetat po dalin në dritë. Drejtësia po afrohet”, shkroi Hoxhaj.
Dëshmia e Clarkut pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e luftës në Kosovë dhe vendimet që çuan në intervenimin e NATO-s në vitin 1999.
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah