Gjenerali Wesley Clark tha në Hagë se nuk ka pasur kontroll civil mbi UÇK-në.
Madje, ai mohoi se ka mundësi që UÇK-ja të ketë pasur zinxhir komandues funksional dhe të mos ishte në dijeni SHBA dhe NATO, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Kur u pyet për kontroll civil, dëshmitari u përgjigj me “Jo, nuk ka pasur”.
E më pas, dëshmitari u pyet se a do ishte e mundur për UÇK-në që të kishte një zinxhir komandues funksional dhe të mos e dinin SHBA-të.
“Absolutisht jo”, u përgjigj Wesley Clark.
Përpara kësaj, dëshmitari u pyet se a ka pasur strukturë politik në Kosovë.
“Unë e dija që zoti Rugova më përpara kishte qenë në burg disa herë, por e dinim që ai kishte një pasues në Kosovë megjithatë e dinim që struktura nuk është efektive. Edhe nëse ekzistonte kjo si fuqi, nuk ishte e lidhur me rezistencën e armatosur. Ishte komplet e veçantë, e ndarë” u përgjigj Clark.
LEXO EDHE:
Gjenerali Clark: Pas vrasjes së familjes Jashari, më thanë se shqiptarët do të kundërpërgjigjeshin
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet short për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona pë...
Aksidenti me tre të vdekur në Qubrel të Skenderajt, mbi 6 vj...
AUV bllokon dhe tërheq nga tregu qumështin për foshnje Nestl...
Scott Bamforth MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër