Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian.
Gjatë këtij takimi, më 17 nëntor, pritet të hapet grupkapitulli i fundit i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë pamje nga ceremonia e mbrëmjes së kaluar, ku u çel zyrtarisht godina e re e Misionit të Shqipërisë pranë BE-së.
“Dhe me mbrëmjen ceremoniale të çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit sot në mëngjes, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...