Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka folur në lidhje me dëshminë që do ta japë Wesley Clark në Hagë.
Ai u shpreh se Clarku do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale, duke thënë se ka qenë njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe i të tjerëve dhe i gjithë UÇK-së.
“Unë besoj që Clarku do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale, njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe i të tjerëve, njeriu më i afërt i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“Njeri i cili mori vendime dhe hapa të mëdha ta bombardonte Serbinë në atë kohë dhe nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpallet organizatë kriminale atëherë do të shpallet edhe NATO organizatë kriminale, që NATO-ja bombardoi Serbinë për gjenocidin që e beri në Kosovë”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...