Shqipëria do të hapë zyrtarisht të hënën, më 17 nëntor 2025, kapitullin e fundit të negociatave me Bashkimin Europian, që lidhet me “Burimet, Bujqësinë dhe Kohezionin”. Hapja e këtij grupkapitulli do të formalizohet gjatë Konferencës së 7-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.
Delegacioni shqiptar i negociatorëve, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në konferencë dhe pritet që pas përfundimit të saj të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp me komisioneren europiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Deri tani, Shqipëria ka hapur kapitujt “Themelet e demokracisë”, “Marrëdhëniet me Jashtë”, “Tregu i Brendshëm”, “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse” si edhe “Axhenda e Gjelbër”. Kryeministri Rama e ka cilësuar të arriturën si një rekord, duke theksuar se të gjithë kapitujt janë hapur brenda një periudhe prej vetëm 12 muajsh.
Objektivi i shpallur nga qeveria shqiptare është që deri në vitin 2027 të përmbyllet tërësisht faza e negociatave dhe në vitin 2030 Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. Edhe nga Brukseli zyrtar ka ardhur një vlerësim pozitiv, duke u shprehur se ky objektiv është i arritshëm nëse vendi vijon me ritmin aktual të reformave.
/rtsh.al/
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...