Para ndeshjes me Kosovën që do të zhvillohet të martën me 18 nëntor, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin thotë se në Prishtinë do të jetë një ndeshje e vështirë.
Yakin tha se ekipi i Kosovës është i mirë, i zgjuar dhe me përvojë.
“Ata do të luftojnë, do të na provokojnë dhe do të përpiqen të na bezdisin. Por ne nuk do ta lejojmë këtë; jemi shumë të mirë, shumë të zgjuar dhe shumë me përvojë”, deklaroi trajneri i kombëtares.
“Nuk jemi ende 100 për qind, kemi edhe një ndeshje kundër një kundërshtari që na befasoi me rezultatin. Do jetë një ndeshje e vështirë dhe e luftuar në Kosovë. Është për të ardhur keq, do të na pëlqente shumë të festonim këtu me tifozët fantastikë”, tha 51-vjeçari.
Teorikisht, Kosova mund ta kalojë Zvicrën për biletën direkte për në Amerikën e Veriut, Yakin për këtë tha: “Ne as nuk po mendojmë të humbasim; kjo skuadër dëshiron vetëm të fitojë dhe kështu po luajmë”. /Klankosova.tv
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...